Në 40-vjetorin e Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri” shtohen katër ikona të restauruara

Në 40-vjetorin e Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri” shtohen katër ikona të restauruara

Në prag të 40-vjetorit të krijimit të Muzeu Kombëtar Ikonografik "Onufri", këtij institucioni kulturor iu shtuan katër ikona të restauruara.

Me këtë rast u nderua jo vetëm historia e një institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë sonë, por edhe fuqia e dialogut kulturor që arti ikonografik shqiptar ka ndërtuar ndër shekuj. 

Me një rritje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve, duke arritur në mbi 100,000 në vit, si dhe me investime të vazhdueshme në restaurim dhe modernizim, ky muze po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një hapësirë të gjallë kulture dhe reflektimi shpirtëror.

Kësisoj këtij thesari iu shtuan edhe katër ikona: 3 nga vëllezërit Zografi (shek. XVIII) dhe 1 nga vëllezërit Çetiri (shek. XIX), të restauruara me profesionalizëm nga DRKT Berat, duke pasuruar fondin me vlera që deri më tani nuk përfaqësoheshin në këtë muze si edhe duke e forcuar më tej misionin tonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare. 

 Në prag të 40-vjetorit të Muzeut Ikonografik “Onufri”, kujtohet me mirënjohje edhe kontributi i studiuesit dhe restauratorit Hasan Nallbani, një prej figurave kyçe në konceptimin dhe ngritjen e këtij institucioni kulturor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy