Aktori Artan Imami feston 60-vjetorin e lindjes

Aktori Artan Imami feston 60-vjetorin e lindjes

Artan Imami, aktori i njohur shqiptar, sot feston 60-vjetorin tij të lindjes.

Artisti u lind në qytetin e Tiranës më 11 shkurt të vitit 1961. Në vitin 1983 aktori përfundoi studimet në degën e artit dramatik pranë “Akademisë së Arteve të Bukura” në Tiranë.

Shfaqja që i dha artistit edhe mundësinë e katapultimit në kategorinë e aktorëve më të vlerësuar, ishte pikërisht shfaqja e Shekspirit me titull “Zbutja e Kryeneçes”.  Pak vite më vonë ai do të interpretonte në mënyrë të jashtëzakonshme rolin e Kostandinit në veprën shqiptare “Kush e solli Dorëntinën” rol me të cilin u evidentuan aftësitë e rralla pantomimike,  botëkuptimi i personazhit dhe zbërthimi psiko-analitik i tij të cilët  bërën që edhe sot kjo vepër e rrallë të identifikohet me aktorin Artan Imami.

Z. Imami ka punuar jo vetëm si aktor, por edhe si regjisor, ku mund të përmendim komedinë "Tango", dramën "Mashtrimi"etj.

Ai ka dhënë kontributin e tij edhe në kinematografi. Disa nga rrolet e tij më të mira janë,

Kinematografi, “Me hapin e shokëve” 1979, “Nata e parë e lirisë” 1984, “Bardh e zi” 1991, “Zbutja e Kryeneçes”, “Kush e solli Dorëntinën”, “Don Zhuani” etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy