Gjenden në Izrael fije veshjesh të përshkruara në Bibël

Gjenden në Izrael fije veshjesh të përshkruara në Bibël

Fijet me ngjyrë të purpurt që janë të përshkruara në Bibël dhe të veshura nga mbretërit e Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin, u zbuluan në disa pëlhura 3 000 vjeçare në vendin ikonik të Timna në Negev.

“Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; e cila ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me  ngjyrë të purpurt”.

Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi  ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt konsiderohej një simbol i elitave në shoqëritë antike në jug të Levantit.

Sipas studiuesve në një intervistë për 'The Jerusalem Post', ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.

Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë që zbulojmë të tilla që datojnë që nga epoka e hekurit”.

“Zbulimi gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova se elita banonte atje,” shtoi njëra prej tyre.

“Ngjyra e purpurt ishte ngjyra më e preferuar  nga elitat. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë”.

Për shkak të natyrës organike të objektit të zbuluar, studiuesit ishin në gjendje të kryenin datimin e tij, i cili konfirmoi se datonin afërsisht në vitin 1000 pes, koha kur shumica e studiuesve besojnë se mbreti David dhe mbreti Solomon jetonin.

Ngjyra e purpurt është nxjerrë nga molusqet në Detin Mesdhe përmes një procesi shumë të ndërlikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy