Ermal Kore është një këngëtar nga Gjirokastra që në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, vjen me dy vajzat e tij, Elois dhe Evita.

Ai thotë se i mësoi dhe i edukoi ato me dëshirën për këngën e pastër shqipe.
Si çdo kund fëmijët edukohen me atë se çfarë u jep. Edhe vajzat janë edukuar me muzikën e bukur shqiptare. Për mua të zgjedhin rrugën e tyre por ato dine këngë shumë të vjetra dhe miqtë çuditen kur i dëgjojnë sa shumë dinë.
Nuk ka ditë që nuk këndojmë, ushtrojmë në piano, edhe në makinë kur udhëtojmë , atë bëjmë.
Për Eviten jam e bindur se është e talentuar kurse për Eloisin, po vjen dhe po formohet me ne bashkë, rrugës, këndon shumë mirë por nuk është e vendosur të ulet në piano të punojë shumë.
Unë kam qejf që Evita të punoj shumë, muzika do punë.
Pjesën më të madhe të kohës e kalojmë më muzike, pjesën më të madhe të kohës kur jemi bashkë.
13 vjecarja, Evita, thotë se ka një dashuri të madhe për këngët e vjetra shqipe.
Kam 8 vite që luaj në piano, tani jam gati 13 vjeç.
Babi është gjithmonë aty për të bërë ndonjë kritikë të vogël ndonjë korrigjim, unë nuk mërzitem.
I kam njohur këngëtaret e vjetra nga babi, unë jam më shumë te kënga e bukur sesa te këngëtari, sado të jetë këngëtari i bukur e bën edhe më të bukur kur e këndon mirë. Unë i dua shumë këngët e vjetra.
Ndërkohë Ermal Kore, promovoi në studion e “Zgjohu me MCN”, edhe klipin e ri të sapodalë, të titulluar “Kur e vesha atë fustan”.
Kënga e re që kam hedhur, kemi 8 muaj që punojmë. Isha në Amerikë, u ktheva, dhe zgjodhëm disa materiale dhe më pëlqeu.
Adrian Hila është ajka dhe ai nuk bën muzikë elektronike, instrumentet hidhen live, po ta dëgjosh orkestracioni dhe ka pakënaqësira, nuk i pëlqen e heqim, d.m.th. merr kohën e vet kënga.
Kurse për vidoklipin kam harxhuar tre ditë derisa e realizuam të plotë, është këngë jo tamam popullore, më moderne, fiks për sezonin.



