
Tradhti dhe abuzim. Kjo është ana e errët e jetës së aktores së fmashme Demi Moore larg shkëlqimit të Hollivudit.
Moore, 56 vjeç, rrëfen për anën e errët të jetës së saj në autobiografinë e sapopublikuar “Inside Out”, që doli më 24 Shtator. Moore, e cila u bë e famshme për rolin e saj në “Ghost” me Patrick Sëayze, rishikon jetën e saj duke zbuluar detaje intime dhe të vështira. Duke filluar që nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj me një jetë të paqëndrueshme familjare prej prindërve alkoolikë. Pas divorcit të tyre ai shkoi të jetojë me nënën e saj, e cila vazhdoi të kishte problem me alkoolin dhe depresionin. Kur ishte 15 vjeç ajo u dhunua nga një burrë i moshuar, i cili më pas e pyeti se si ndjehej të ishte shitur nga nëna e saj për vetëm 500 dollarë. Në vitet '90 ajo pati sukses të madh në jetën profesionale dhe u martua me Bruce Willis, me të cilin pati tre vajza. Pas divorcit në 2005, ajo u martua me aktorin Ashton Kutcher, 15 vjet më të ri se veten dhe për marrëdhënien problematike me të. Ajo tregon për betejën e saj me alkoolin, depresionin dhe vetminë.
Sipas Moore, qëllimi i këtij libri është të ndihmojë të tjerët që mund të jenë duke u përballur me probleme të ngjashme.



