Nis ‘Etno Fest Saranda’, 11 ditë traditë, kulturë dhe zeje

Nis ‘Etno Fest Saranda’, 11 ditë traditë, kulturë dhe zeje

Eventi ”Etno Fest Saranda” edhe këtë vit hapi siparin në qytetin e Sarandës, me pjesëmarrje të të gjitha trevat shqiptare, në panairin kulturor që shpalos vlerat kombëtare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur në rrjete sociale se panairi ka nisur  nga datat 2 deri më 12 gusht në shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil.

Për 11 ditë radhazi në stendat e panairit ekspozohen punime të mjeshtërisë artizanale, vepra të artistëve vendas, ndërsa nuk do të mungojnë këngët dhe vallet tradicionale.

Ky aktivitet është një etnomozaik dhe bën së bashku artizanë, zejtarë, piktorë, skulptorë për të promovuar trashëgiminë kulturore duke qenë dhe një produkt turistik i shtuar për qytetin e bukur të Sarandës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy