Vjeshta italiane me tri albume këngëtarësh të mëdhenj

Vjeshta italiane me tri albume këngëtarësh të mëdhenj

Tregu diskografik italian po rindizet. Vjeshta do të sjellë albumet e këngëtarëve mjaft të njohur e të dashur italianë: Gianna Nannini, Renato Zero, Tiziano Ferro. Këngëtarë, të cilët janë të dashur e të ndjekur jo vetëm nga publiku vendas, por edhe ai gjithëevropian, sidomos shqiptar.

I shpallur që një vit më parë, ndër më të priturit, është albumi i ri nga Tiziano Ferro, i cili do të dalë në treg në 22 nëntor, prodhuar nga Timbaland, prodhuesi historik i Justin Timberlake dhe Nelly Furtado. Vepra e re, me titull “Accetto Miracoli”, arrin tre vjet pas “Il Mestiere della Vita”. Disa javë më herët, në tetor, Renato Zero do të trazojë ujërat me albumin e ri "Zero Il Folle", i regjistruar në Londër me prodhimin dhe aranzhimet e Trevor Horn (prodhuesi i Paul McCartney, Rod Stewart, Robbie Williams. Gianna Nannini njoftoi për 15 nëntor diskun e ri "La Differenza", dy vjet pas "Amore gigante". /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy