19-vjeçarja Marina Serreqi nga Shkodra, së fundi ishte pjesëmarrëse në festivalin e “Këngës Magjike” për të pasur nesër rrugëtimin në festivalin e fundvitit “Fest 63”.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo foli për ndjesinë e pjesëmarrjes në festivalin e parë dhe nesër me pritshmëritë në festivalin tjetër muzikor.
Pas festivalit të Këngës Magjike, nesër nis rrugëtimin në “Fest63”. Te Kënga Magjike, ishte eksperiencë komplet tjerët, mund ta cilësojë si një shkollë sepse kam mësuar shumë gjëra që si dija më parë. Edhe pse kam marrë pjese një herë, por kam qenë më e vogël dhe këtë radhë isha në kategorinë Big. Kënga ishte shumë e mirë e përjetova me mjaft emocion, por këtë herë dola me sukses. Të afërmit e këndojnë këtë këngë por u them prit se ka dal tjetra për Festivalin e Tvsh-së.
Është këngë që do shumë emocion dhe do teknikë më shumë, vitin tjetër do vij akoma më fuqishëm.
Them se kënga e re “Nëse qaj” është vazhdim i këngës “Çka thotë për mua” në “Kënga Magjike”, kur ti ngrihesh, dhe këtë këngë ja dedikoj të gjahu femrave që kanë përjetuar dhunë dhe shtypet nga bashkëjetuesi, që të vazhdojnë të ecin përpara dhe kurrë mos të bien pre e dashurisë toksike, sepse është një fenomen që ndodh shpesh. Mezi pres nesër pjesëmarrje në festivalin “Fest 63”.



