Nis “Java Kulturore Malazeze”, aktivitete të shumta artistike 10-14 korrik

Nis “Java Kulturore Malazeze”, aktivitete të shumta artistike 10-14 korrik

Në kuadër të Javëve Nërkombëtare Kulturore, ka nisur sot në Tiranë, “Java Kulturore e Mali të Zi”. Java u çel zyrtarisht me një konferencë për mediat, tek “Reja”, me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe homologen e saj malazeze, Masa Vlaoviç. Java malazeze u hap me paradën tradicionale “mažoretkinja” e cila përveç se në kryeqytet do të zhvillohet edhe në qytetin e Shkodrës, po sot, rreth orës 15:00. Parada “mažoretkinja” është një traditë shumëvjeçare që zhvillohet në Malin e Zi. Ajo sjell kostume, kërcime dhe traditë të bashkuara në një ecje të koordinuar. Parakalimi nisi sot nga instalacioni “Reja” deri tek Kalaja e Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit e turistëve të shumtë që gjendeshin aktualisht në Tiranë. Në kuadër të Javës Kulturore Malazeze është çelur edhe ekspozita me kostume tradicionale malazeze që do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në 14 korrik në Kalanë e Tiranës. Ekspozita do të prezantojë kulturën e pasur materiale e shpirtërore të popullit malazez. Po tek Kalaja e Tiranës do të zhvillohet edhe prezantimi i një koleksioni librash në shqip të Bibliotekës Kombëtare “Đurđe Crnojević”. Në kuadër të programit të Javës kulturore, mbrëmjeve do të ketë projeksione me filma kult malazezë. Ndërsa në datën 13, në Hollin Koncertor të TKOB-së do të vijë koncerti i një kuarteti harqesh, pjesë e Orkestrës Simfonike Malazeze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy