Robert De Niro mbron rolin e shumëdiskutuar të Anna Paquin në "The Irishman"

Robert De Niro mbron rolin e shumëdiskutuar të Anna Paquin në "The Irishman"

Anna Paquin ka një rol të rëndësishëm në "The Irishman", por kjo nuk duket nga teksti që i është dhënë për të interpretuar.

Aktorja flet vetëm shtatë fjalë në filmin e ri të regjisorit Martin Scorsese të transmetuar në “Netflix”, i cili zgjat tre orë e gjysmë.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” interpreton Peggy Sheeran, vajzën e rritur të kryemafiozit Frank Sheeran të interpretuar nga Robert De Niro.

Në film Peggy është tashmë e rritur dhe afrohet me mikun e babait të saj, udhëheqësin e sindikatës Jimmy Hoffa, të interpretuar nga Al Pacino.

Kështu që kur ajo pyet se ku ka humbur Hoffa, babai i saj i thotë se nuk ka komunikuar ende me të shoqen e Hoffa-s.

"Pse", pyet Peggy Frank për të cilin i ati i përgjigjet "Ça?".

"Pse?", pyet ajo përsëri.

"Pse çfarë?", pyet Frank sërish.

"Pse nuk e keni thirrur Jo-në?", pyet ajo.

Ky është i gjithë dialogu që ka interpretuar Paquin, gjë që ngjallur habi dhe debate midis atyre që mendojnë se heshtja e saj në skena të tjera flet më shumë se fjalët dhe shikuesve që ankohen se ajo është keqpërdorur.

De Niro vlerësoi rolin e Paquin-it në një intervistë për “USA Today”, duke thënë se: "Ajo ishte shumë e fuqishme në interpretim... Ndoshta mund të ishin përfshirë skena skena të tjera me ndonjë ndërveprim midis Frankit dhe asaj, por kështu është vepruar. Ajo është e mrekullueshme dhe kjo duket më së miri."

Muajin e kaluar Paquin u shpreh nga llogaria e saj zyrtare në Tëitter se ndihet tejet e privilegjuar që ka qenë pjesë e trupës së mrekullueshme të aktorëve në “The Irishman”. /CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy