Studiuesi Ramazan Bogdani, veçon si familje të rëndësishme tiranase mbi 100 të tilla dhe përmend familjen Turdiu dhe Tafaj.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se Tirana në mënyrë të veçantë nga shumë qytete të tjera ka shumë emra familjesh të mëdha, dhe ka pasur një shtrirje shumë të madhe, ka qenë e begatë, fushat e Tiranës, lumi i Tiranës.
Sipas tij, tiranasi nuk ka pasur nevojë të iki jashtë, se i ka pasur të gjitha në këtë qytet dhe se Tirana është qytet i bekuar.
Toptanët edhe pse janë të ardhur nga Kruja, janë një familje shumë e madhe, me histori dhe ngjarje të mëdha.
Tiranasit, pjesa më e madha e tyre kanë qenë shtresë e mesme, se gjithë këto toka kanë qenë të Tiranës dhe të tiranasve.
Hafsa Zyberi është një këngëtare tiranase që e këndon këngën tiranase me elokuencë dhe lirikë të paparë.
Nga burrat është Pajtim Struga, por Tirana ka pasur shumë e shumë këngëtarë.
Bogdani deklaroi se ngjarja e vitit 1913 me dibranët është më interesantja se kudo shkuan nuk u hapën dyert, por në Tiranë po dhe tha se sot është “mëhalla e dibranëve”.
Tirana ka baltën dhe mjaltën. Balta është ajo që në Tiranë u shua çdo identitet. Nëse shoh Sahatin dhe Xhaminë, këto gjëra të mahnitshme.
Tirana i kishte dhe ky identitet nuk ekziston më me atë rrethim që i është bërë. Tiranën si baltë e kanë mbytur ndërtimet e jashtëzakonshme.
Mjalta është kënga e hershme. Tirana ka pasur fusha, lumenj. Emigracionin tiranasit nuk e kanë pasur kurrë, se i kanë pasur gjithë të mirat në tokën e vetë.



