Dokumentari ‘Selita’, në Festival of Tolerance në Zagreb

Dokumentari ‘Selita’, në Festival of Tolerance në Zagreb

Dokumentari “Selita” me regji nga Elton Baxhaku dhe Eriona Çami është pranuar të jetë pjesë e Festival of Tolerance – JFF. Ai flet për komunitetin rom dhe një sfidë të tyre në qytetin e Tiranës.

Përpjekjet e banorëve dhe aktivistëve të komunitetit Rom, dhe ngjarjet e rezistenca e këtyre njerëzve kundër ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës janë rrokur nga fokusi i Elton Baxhakut. Baxhaku, regjisor, për ta sjellë para të gjithëve raportin e pushtetit me margjinat, ka realizuar dokumentarin “Selita”, bashkë me Eriona Çamin.

Dokumentari do të marrë pjesë në këtë festival i cili mban edicionin e radhës nga 8 deri me 14 prill të vitit tjetër.

Baxhaku më herët ka realizuar edhe dokumentarë të tjerë, mes tyre edhe “Ska-Ndal” – dokumentar mbi komunitetin LGBT në Shqipëri, pjesë edhe e DokuFest në Prizren. Në vitin 2012-të ai fitoi çmim në Balkan Food and Film Festival në Pogradec. Eriona Çami, në anën tjetër, ka marrë pjesë në realizimin e rreth 21 dokumentarëve dhe filmave të shkurtër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy