DokuFest i Kosovës nis me Tiranën, shfaq filma të programit të ri

DokuFest i Kosovës nis me Tiranën, shfaq filma të programit të ri

Festivali Ndërkombëtar i Fimit në Kosovë- DokuFest sivjet shënon 20 vjetorin e zhvillimit të saj.

Sikurse edhe edicionet e shkuara, sërish këtë vit festivali i filmit DokuFest erdhi paraprakisht edhe në Tiranë.

DokuFest në bashkëpunim më Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, mbrëmë në ambientet pranë Liqenit Artificial të Tiranës, shfaqi disa prej filmave të programit të ri të vitit 2021.

Tematika e këtij viti dhe këtij edicioni është “Re:set Re:mix Re:act” , përbërë nga tri fjalë të cilat në qendër kanë si nocion shkronjat RE në rrënjën e tyre, me të cilat festivali do të eksplorojë aspekte të shumta në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe (ri)imagjinon veten në një situatë të re.

Filmat që u shfaqën mbrëmë për publikun ishin: “Bushi – Hana Sedoli & Ben Gorani, Kosova, 2021”, “More Than Tëo Hours – Ali Asgari, Iran, 2013″, In Betëeen – Samir Karahoda, Kosova, 2019”, “Vever (For Barbara) – Deborah Stratman, USA, 2019”, “Push This Button If You Begin To Panic – Gabriel Böhmer, UK, 2020”.

Në mbyllje të kësaj mbrëmje të veçantë pati edhe një bashkëbisedim ndërmjet drejtuesve të festivalit dhe publikut të pranishëm, gjithashtu u shpalos edhe programi i edicionit të XX të festivalit Dokufest.

Edicioni i 20-të i DokuFest do të zhvillohet edhe në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online në datat 6 – 14 gusht 2021.

Nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë, si dhe një koleksion të shkëlqyer të filmave të shkurtër dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy