16, 17 dhjetor/ ‘Balkan Film Market’ në Tiranë bën bashkë profesionistë nga e gjithë Europa

16, 17 dhjetor/ ‘Balkan Film Market’ në Tiranë bën bashkë profesionistë nga e gjithë Europa

Në ambientet e Piramidës në Tiranë ka ngritur siparin edicioni i shtatë i “Balkan Film Market”, duke sjellë këtë vit 150 kineastë dhe producentë nga Europa.

Edicioni i 7-të i Ballkan Film Market, i cili ka si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike do të zgjas deri më 17 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thekson se ky edicion mbledh së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike.

Nga 13 dhjetori, po zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të japin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane.

Të gjitha aktivitete po mbahen në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, po punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy