“Zërat e Tokës”/ Mbyll siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shkodër

“Zërat e Tokës”/ Mbyll siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shkodër

Qyteti i Shkodrës u kthye në një pikëtakim të rëndësishëm të kinematografisë ndërkombëtare nga 3 deri më 9 tetor, duke mirëpritur artistë, regjisorë dhe profesionistë të shumtë të fushës në një javë të pasur me art dhe kulturë.

 

Nën temën “Voices of the Earth- Zërat e Tokës”, ky festival solli për publikun filma nga vende të ndryshme të botës. Programi përfshiu konkurrime në katër kategori kryesore, diskutime artistike, si dhe mbrëmje të veçanta kushtuar kinematografisë së Turqisë, Suedisë, Hungarisë dhe Kosovës.

 

Mbrëmja përmbyllëse kulmoi mbrëmë me ceremoninë festive të ndarjes së çmimeve, ku u vlerësua krijimtaria dhe talenti i kineastëve pjesëmarrës.

 

Me këtë aktivitet, kinema “Republika” vijon të konsolidohet si një hapësirë qendrore e jetës kulturore në Shkodër, duke shërbyer si urë lidhëse mes qytetit dhe skenës artistike ndërkombëtare. 

 

Përmes ngjarjeve të tilla, Shkodra dëshmon edhe një herë statusin e saj si qytet i artit, kulturës dhe traditës, duke pasuruar vazhdimisht kalendarin e aktiviteteve që i japin jetë komunitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy