Albert Ajnshtajni priste rregullisht gruan e tij para se të dilte nga shtëpia: "Mund të harkosh kohën gjer në njëfarë pike, unë për pesë minuta iki”, i thoshte ai.
Gjeniu, sipas anekdotës, ishte i saktë, por tani hulumtimet e reja po u japin hakën atyre që vonohen dhe famës së tyre, pasi tani po shpjegohet "funksionimi" dhe me sa duket marrëdhënia e tyre me kohën është e lidhur pozitivisht me suksesin dhe me jetëgjatësinë. Jeff Conte, profesor i asociuar i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit Shtetëror San Diego, e lidh vonesën me llojin e personalitetit (bazuar në klasifikimin e propozuar nga Meyer Friedman dhe Ray Rosenman, kardiologë amerikanë që kontribuan në zhvillimin e psikologjisë shëndetësore) dhe marrëdhënien me kohën. Personalitetet e tipit A, më të organizuar, ambiciozë dhe pak të padurueshëm, kanë tendencë të jenë më të përpiktë, ndërsa ato të tipit B janë më konfuz, më të qetë me jetën dhe orën.
Të përpiktë apo vonestarëve: Thelbi i dallimeve
Dallimi midis të dyve, si duket, ka të bëjë me perceptimin relativ të kohës. Personalitetet e tipit A priren të mbivlerësojnë pak shpejtësinë e një minute (për ta, mesatarisht, kalon në 58 sekonda), personalitetet e tipit B janë shumë bujarë në mënyrën se si e ndjejnë kohën (77 sekonda). Shkurt, ora e brendshme e personaliteteve të tipit A duket të jetë më e saktë dhe më e shpejtë, ndërsa ajo e personaliteteve të tipit B ka një problem të kalibrimit. "Njerëzit që vijnë me vonesë janë të bindur se do të duhet rreth 30-40% më pak se koha e nevojshme për të përfunduar një aktivitet. Rezultati është ajo që studiuesit e quajnë "planifikimi i falimentimit", shton Sumathi Reddy, një reporter nga Ëall Street Journal, i cili pasoi studimet e profesor Conte. Nuk është rastësi, pra, nëse ne zakonisht priremi ta shoqërojmë përpikërinë me profesionalizmin.
Sekreti i vonestarëve
Por pikërisht në këtë mospërputhje fshihet sekreti i vonestarëve kronikë, të cilët, për shkak të marrëdhënies së tyre të veçantë me kohën, paraqesin një seri tiparesh që lidhen pozitivisht me suksesin. E para, siç dëshmohet nga Diana DeLonzor, këshilltare e kompanive “Fortune 500” dhe autore e esesë "Kurrë mos u vono përsëri: 7 kura për të sfiduar me përpikëri". Të thuash po për një kërkesë duke e mbivlerësuar kohën është sinonim i entuziazmit, dëshira për të bërë dhe marrë pjesë, por edhe aftësia për të ndërmarrë rreziqe. Një tjetër nga arsyet pse njerëzit mbërrijnë vonë është pasi bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Sipas profesorit amerikan, vonestarët priren të kenë një mendje të hapur, shumë interesa dhe një predispozicion për të qenë të apasionuar pas gjërave, një tipar i zakonshëm për sipërmarrësit dhe drejtuesit shumë të suksesshëm të biznesit.
Efektet shëndetësore
Pikërisht sepse të qenit vonë mund të shkaktojë probleme, njerëzit që kanë një marrëdhënie elastike me kohën duhet të kërkojnë më shumë zgjidhje edhe për sa i përket marrëdhënieve shoqërore, krahasuar me ata që nuk presin kurrë. Ata kanë gjasa të kenë një qëndrim më të qetë ndaj burimeve të stresit dhe kjo përkthehet në më shumë hapësirë mendore. Ngaqë ata i nënshtrohen më pak stresit dhe kanë një qasje më optimiste ndaj ekzistencës, shëndeti i tyre ndikohet pozitivisht. /D.it/



