16, 18, 19 nëntor/ Premiera e Operas “Atilla” e Verdit mirëpritet në TKOB

16, 18, 19 nëntor/ Premiera e Operas “Atilla” e Verdit mirëpritet në TKOB

Premiera e operas “Atilla” e kompozitorit të famshëm italian Giuseppe Verdi, nisi mbrëmë rrugëtimin rrugëtimin në skenën e Teatrit të Operës dhe Baleti në Tiranë.

Kjo opera përcolli për artdashësit që kishin mbushur sallën e TKOB mesazhe të ndjeshme të aktualitetit e modernitetit, për konfliktet e mëdha etike, luftërat civile dhe politike, si dhe përplasjen mes brezave.

Në këtë shfaqje interpretuan solistët dhe kori i TKOB dhe orketra simfonike me dirigjent Jacopo Sipari di Pescasseroli, regjisore Ada Gurra, kostumografi Edlira Qyshka dhe dirigjent kori Dritan Lumshi.

Solistë në vepër janë emra të njohur të skenës shqiptare dhe asaj të huaj si në rolin e Attila: Petar Naydenov; në rolin e Ezio: Armando Likaj, Evez Abdulla; në rolin e Odabella: Eva Golemi, Ramona Tullumani; në rolin e Foresto: Amadi Lagha; në rolin e Uldino: Matias Xhelil; Andi Istrefi dhe në rolin e Leone: Bledar Domi, ndërsa koncertmaestër janë Etrita Ibrahimi, Herta Cane dhe Thanas Paskali.

Kjo opera, e cila u ngjit për herë të parë në skenën e TKOB, ka në qendër tragjedinë e shekullit V të mbretit të Hunëve, Atilës, dhe rezistencën e popullit italian, me në krye guximtaren Odabella, ndjekur nga gjenerali Ezio dhe i dashuri i saj Foresto.

Heroizmi i vajzës italiane, Odabellës, e cila me trimërinë e saj arrin të fusë në kurth pushtuesin barbar, duke u hakmarrë kështu ndaj vdekjes së të atit, bën që historia të shkruhet në favor të drejtësisë.

Një ngjarje që na bën të mendojmë edhe njëherë se çfarë është dashuria për familjen, për vendin dhe lirinë. Çfarë është me e rëndësishme se dëshira për pushtet dhe cilat janë sakrificat që një njeri duhet të bëjë për të vendosur drejtësinë në vend?

Orkestra Simfonike e TKOB-së , në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggias dhe Konservatorin “Giuseppe Martucci” të Salernos, Kori i TKOB, Solistët shqiptarë e të huaj, dhe gjithë produksioni i kësaj shfaqjeje, janë gati për të edhe tre mbrëmje magjike në skenën tërësisht të transformuar të TKOB-it.
Opera Attila” do të vijë për tre mbrëmje të tjera në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 16 18 dhe 19 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy