100-vjetori i Jakov Xoxës/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë për krijimtarinë e tij

100-vjetori i Jakov Xoxës/ Biblioteka Kombëtare çel ekspozitë për krijimtarinë e tij

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së personalitetit të letrave shqipe, Jakov Xoxa, Biblioteka Kombëtare ka çelur sot një ekspozitë me krijimtarinë e tij, mes të cilave zbulohet edhe poezia e parë e botuar e në vitin 1942 si dhe një dorëshkrim i rrallë në vargje, pjesë e arkivit të familjes.

Në ekspozitë morën pjesë familjarë të shkrimtarit, personalitete të kulturës, akademikë, studiues, shkrimtarë, botues, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, etj.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha, duke vlerësuar kontributin e vyer të shkrimtarit në letërsinë shqipe theksoi se “kjo ekspozitë synon të ndërtojë rrugëtimin e krijimtarisë së Jakov Xoxës nga poezia e tij e parë në moshën 19-vjeçare në gazetën “Tomori”, veprat e tij të plota e deri në studimet më të fundit mbi veprën e tij”.

Në ekspozitë janë të prezantuara që nga novelat e parë në ’49, tek botimi fillimisht në “Revistën Nëntori” i “Lumit të Vdekur” nisur nga viti 1961, përkthimet, materialet didaktike, librat që redaktoi mes të cilave “Komisari Memo” i Dritëro Agollit, botimet mbi veprën e tij shkruar nga studiues si Rexhep Qosja apo Nasho Jorgaqi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët deri më 30 maj 2023.

100-vjetori i lindjes së shkrimtarit do të shoqërohet përgjatë këtij viti edhe me të tjera aktivitete përkujtimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy