
Në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme ‘Kongresin e Lushnjes’ me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’.
Gjatë dorëzimit të çmimit ai e ka cilësuar këtë ngjarje historike si një pavarësi të dytë të Shqipërisë.
Kreu i shtetit ka theksuar se atdhetarët 100 vite më parë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke shërbyer si shembull në ditët e sotme.
‘Historia jonë pas vitin 1920 është historia jonë për mbrojtjen e kombeve. Kongesi miratoi aktin për të dhënë mesazhet e paqes. Në këtë detyrë Kongresi ia doli për të përcjellë zërin e kombit. Atdhetarët tanë kanë ditur të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi ndryshe nga shumë të tjerë ja kanë dal. Kam bindjen e plotë që ende kjo ceremoni do të shërbejë. Kam nderin të përulem sot për ata figura të njohura. Këto mendje të ndritura i falën vendit shumë mjeshtëri dhe mençuri. Ata e kanë merituar këtë vlerësm. Për lëtë arsye kam nderin që të nderoj sot me ‘Flamurin Kombëtar’. Kongresi quajtur edhe si pavarësia e dytë e Shqipërisë, është pika kulmore e vendit. Për gjithçka çfarë bën qytetarët lushnjarë. Sot kjo shtëpi është në paqe në krahasim me 100 vite të parë’, tha ndër të tjera Meta.
Kujtojmë që‘Kongresi i Lushnjes’ mori disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke frenuar copëtimin e Shqipërisë, rrëzimin e qeverisë së Durrësit dhe zgjedhjen e Tiranës kryeqytet të vendit.



