Viti 2025 do të shpallet “Viti Maks Velo”, në nder të piktorit, arkitektit, studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e cila në në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Autoritetin për Informim për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Autoritetin për Informim për Dokumentet e Sigurimiz të Shtetit dhe Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin përkujtimor që do të organizohet në nder të figurës së intelektualit të shquar Maks Velo ku edhe do të shpallet zyrtarisht viti 2025 si “Viti Maks Velo”.
Të pranishëm në aktivitetet do të jenë njohës dhe dashamirës të veprimtarisë së Maks Velos.
Aktiviteti do të zhvillohet sot në mjediset e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Velo lindi në Paris në 1935-ën. Studioi në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë.
Vitet ’78-’79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Vuajti dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë.
Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj.



