Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ BSH çel dy ekspozita dhe hap Muzeun për vizitorë

Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ BSH çel dy ekspozita dhe hap Muzeun për vizitorë

 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Banka e Shqipërisë çeli enkas për publikun në ambientet e saj, dy ekspozita të përkohshme, të organizuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Banka e Shqipërisë njoftoi se, Muzeu i Bankës së Shqipërisë do të qëndrojë i hapur për publikun përtej orarit të tij zyrtar, duke nisur nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

“Gjatë kësaj dite, përveçse koleksionit të pasur numizmatik të Muzeut të BSH-së, dhe ambienteve dedikuar historisë së bankës dhe financave, vlerës dhe rolit e parasë, publiku do të mund të vizitojë dhe dy ekspozita të përkohshme, të çelura enkas për këtë ditë dhe të organizuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Tematika e dy ekspozitave ka në fokus “Përpjekjet për krijimin e një banke kombëtare shqiptare, përgjatë viteve 1913-1925”.

Ku përmes ekspozimit të dokumenteve origjinale të kohës, kjo ekspozitë synon të njohë publikun me momentet kyçe, përpjekjet, punën dhe historinë e krijimit të bankës së parë kombëtare të vendit dhe emetimit të monedhës së parë shqiptare.

Ekspozita e dytë i dedikohet “Dr. Mitrush Kutelit, figura e tij si ekonomist dhe bankier”

Dr. Dhimitri P. Pasko (1907-1967)- i njohur ndryshe me pseudonimin e tij letrar si Mitrush Kuteli, por në fushën e ekonomisë e financave edhe si Dr. Pas, përveçse një kolos i letrave shqipe, është dhe një nga ekonomistët e bankierët më të shquar të Shqipërisë së shek. XX, veprimtaria në sektorin bankar e të cilit ende njihet pak nga publiku i gjerë.

Kjo ekspozitë synon ta njohë publikun me disa momente të rëndësishme të punës së tij gjatë viteve 1943-1946, si drejtues pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe më pas Bankës së Shtetit Shqiptar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy