
Elton John dhe jeta e tij do të vijë me një film dramë muzikore përgjatë 2019-ës. “Rocketman” me regji nga Dexter Fletcher dhe shkruar nga Lee Hall do të vijë nën interpretimin e Taron Egerton si Elton John dhe me aktorët Jamie Bell, Richard Madden dhe Bryce Dallas Hoëard. Vetëm pak kohë më parë njerëzit arritën të ndiqnin jetën e yllit të rrokut Freddie Mercury në një film nën interpretimin e aktorit Rami Malek dhe tashmë është rradha e fansave të Elton John të shohin film për artistin e tyre të preferuar.
Në dallim nga Rami Malek që nuk këndonte, Taron në filmin “Rocketmand” do të këndojë këngët e Elton Johnit. Taron i tregoi cilësitë e tij vokale në serialin e Netflix “Watership Doën” dhe në trailerin e ri të filmit ne shohim Taron në studio, duke ushtruar zërin dhe duke marë qëndrime si Elton John. Filmi do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar në 24 Maj të këtij viti dhe në Shtetet e Bashkuara në 31 Maj nga Paramount Pictures. Filmi nis me fillimet e legjendës britanike Elton John, në kohën kur ai po merrej me albumin e parë “Honky Chateau” në vitin 1972 dhe tregon se si artisti u kthye në mainstream dhe çastin kur preku famën. Elton John është 71 vjeç dhe prej 57 vjetësh është aktiv në muzikë. Aktualisht ai është duke zhvilluar turneun e tij të fundit dhe po i shtrin koncertet në 3 vjet. Ai do të mbajë koncerte në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Azi dhe Evropë e Australi. John është fitues i 5 çmimeve “Grammy”, 5 çmimeve Brit “Aëards”, një “Glob të Artë”, një “Oscar” dhe një Tony.



