Muzika qytetare nën ritmet jazz dhe blues në Lezhë

Muzika qytetare nën ritmet jazz dhe blues në Lezhë

Muzika qytetare shqiptare u soll në një formë ndryshe, mes ritmeve të blues dhe jazz-it, në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë.

Protagonistë të mbrëmjes artistike ishin motër e vëlla, Ester Shema në flaut dhe vokal, si dhe Aron Shema në kitarë, të shoqëruar nga profesorët e muzikës Mirger Tusha dhe Mitea Kakusi. 

E gjithë performanca erdhi live, duke dhuruar momente magjike dhe plot emocione për publikun që kishte mbushur sallën.

Interpretuesit e këtij koncerti u shprehën se kjo mbrëmje erdhi si një bashkëpunim interesant mes brezave, duke rikthyer në skenë këngë që kanë bërë histori në muzikën shqiptare dhe njëkohësisht si një mënyrë për të ripërtërirë vlerat e saj artistike.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se aktivitete të tilla tregojnë se arti në qytet po zhvillohet dhe se të rinjtë po i japin një shtysë të rëndësishme jetës kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy