Drejtoria e Arkivave hap në Kosovë ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”

Drejtoria e Arkivave hap në Kosovë ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”

Me rastin e edicionit të tretë të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në Prishtinë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) kanë rishfaqur ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”.

Të pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në sheshin “Zahir Pajaziti” ishin drejtuesit e dy institucioneve arkivore homologe, kreu i DPA-së Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido dhe kryeshefi i ASHAK-ut Bedri Zyberaj, përfaqësues të dy organeve bashkëpunuese dhe qytetarë të interesuar.

Kjo ekspozitë, e prezantuar më herët në Tiranë dhe në Prekaz, në kuadrin e aktiviteteve të organizura për festat e nëntorit, përmban materiale dokumentare dhe fotografike që ilustojnë rrugëtimin e mundimshëm drejt lirisë dhe kontributin e paçmueshëm të figurave me rol qendror në shtetformim.

Po ashtu, është paraqitur sërish edhe ekspozita me dokumente arkivore mbi figurën shumëplanëshe të Dhimitër Paskos, të njohur më gjerë me emrin e krijimtarisë, Mitrush Kuteli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy