Moda e re e Chanel, kafazë zogjsh dhe shumë perla (FOTO)

Moda e re e Chanel, kafazë zogjsh dhe shumë perla (FOTO)

"Chanel" i ka shndërruar kafazët e zogjve në çanta në shfaqjen e përvitshme të modës artizanale "Metier D'Art" që u mbajt të mërkurën në Paris në mërkurën, duke paraqitur punime me shumë detaje dhe krijime mjaft interesante.

Shtëpia e couture franceze rikrijoi apartamentin parizian, ku vetë themelusja e saj e mirënjohura Coco Chanel jetonte në fillim të viteve 1900 dhe prezantoi  koleksionet e para.

Kaia Gerber, e bija e supermodeles Cindy Crawford, paraqiti një komplet bardhë e zi me logo, ndërkohë që modelet e tjera përshkuan pistën me veshje njëngjyrëshe.

Disa mbanin vargje të gjata perlash, ndërsa një prej veshjeve ishte e gjitha e qëndisur me gurë të shndritshm, gjysëm të çmuar, duke e bërë shfaqjen edhe më spektakolare.

Nuk munguan gjithashtu edhe kopsat e arta në xhupa dhe xhaketa, ndërsa shumë prej veshje kishin qëndisje të ndërlikuara me lule.

Aktoret Marion Cotillard dhe Penelope Cruz ishin në mesin e yjeve të ftuar dhe gjendeshin në radhën e parë të shfaqjes që u ideua nga Virginie Viard, pasardhësja e stilistit Chanel Karl Lagerfeld, i cili vdiq në shkurt. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy