Komedia “Vanja & Sonja & Masha” për dy natë në Amfiteatrin e Durrësit

Komedia “Vanja & Sonja & Masha” për dy natë në Amfiteatrin e Durrësit

738 spektatorë ndoqën në dy natë në Amfiteatrin e Durrësit komedinë bashkëkohore “Vanja & Sonja & Masha”.

Një ndërthurje midis komedisë dhe dramës, që mbajti të mbërthyer artdashësit që tejmbushjen amfiteatrin.

Për korrespodenten e MCN tv nga Durrësi, ‘një mrekulli’ e cilëson aktori Neritan Liçaj, i cili vlerëson çdo shfaqje në Amfiteatër, duke shtuar se turizmi kulturor duhet të zhvillohet edhe më tej.

Dy shfaqje teatrale në një javë në Amfiteatër me të njëjtën regjisore. Driada Dervishi për MCN, i cilëson si dy bashkëpunime shumë të vlefshme me teatrin kombëtar, që marrin një tjetër vlerë në Amfiteatër, duke shtuar se është një pasuri që nuk po e shfrytëzojmë sa duhet.

Për aktorin, Hervin Çuli në Amfiteatër duhet të ketë ndërhyrje se ka probleme. Pjesë e trupës që do të interpretojë këtë mbrëmje, ai e cilëson "Fermën e kafshëve", një shfaqje politike që i flet të gjitha kohërave. Veçanërisht në vendin tonë që i ngjan një xhungle politike që gllabëron jetën tonë çdo ditë.

"Ferma e kafshëve" do të ngjitet në skenë mbrëmjen e sotme, ndërsa hyrja e lirë i jep mundësi artdashësve të shijojnë një shfaqje në një atmosferë magjike, siç është ajo e Amfiteatrit të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy