Filmi i animuar i pushimeve "Klaus" i Netflix-it është shikuar nga gati 30 milionë familje në të gjithë botën gjatë muajit të parë, duke hyrë në mesin e filmave origjinalë më të shikuar të shërbimit streaming, sipas të dhënave që jep kompania.
"Klaus", historia se si u bë Santa, është filmi i parë origjinal i animuar i “Netflix” dhe pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar një bibliotekë të programimit familjar, pasi konkurron me rivalët e rinj në streaming, përfshirë Walt Disney.
I prodhuar kryesisht me animacion të skicuar me dorë, filmi tregon historinë e një postuesi egoist dhe të një lodrakrijuesi tërheqës, të cilët i lidh një miqësi e pazakontë. Filmi është shkruar dhe drejtuar nga animatori spanjoll dhe krijuesi i "Despicable Me" Sergio Pablos dhe përmban zërat e J.K. Simmons dhe Jason Schëartzman.
Shërbimi më i madh në botë i transmetimit “streaming”, Netflix, krenohet me më shumë se 158 milionë abonentë në të gjithë botën.
Kompania planifikon të nxjerrë disa filma të animuar për fëmijë dhe familje vitin e ardhshëm. /Reuters/



