Ansambli i këngëve dhe valleve shfaq “Vasha me shtambë”/ Marsi: Dedikim për figurën artistike të Advije Alibalit

Ansambli i këngëve dhe valleve shfaq “Vasha me shtambë”/ Marsi: Dedikim për figurën artistike të Advije Alibalit

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve sjell të shtunën koncertin premierë të titulluar “Vasha me shtambë”.

Drejtori artistik i Ansamblit, Sokol Marsi, në studion e “MCN informacion” bën të ditur se koncerti është dedikim për aktoren dhe valltaren Advije Alibali, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes.

Avdija, krahas punës së saj si ndër të parat valltare profesioniste, njihet në publikun e gjerë për rolin e Mamicës, te filmi “Skënderbeu”.

Është një aktivitet artistik i Ansamblit në vazhdën e projekteve të sezonit që ne kemi deri në fund të vitit dhe titullohet “Vasha me shtambë”.

I dedikohet një prej artisteve që ndoshta është lënë në harresë por që në publik njihet si imazh, e jo ndoshta si emër, është artisja Advije Alibali, Sharovi në mbiemrin e vajzërisë, e cila në publik njihet si personazhi që ka luajtur Mamicen, që ka lozur atë role te filmi ‘Skënderbeu’.  

Ka qenë një artiste që i ka pasur fillimet saj që me fillimet e Ansamblit të Valleve dhe trupës së Baletit, shumë talentuar, shumë artiste në profesionin vet dhe sigurisht që ka lënë gjurmë në mase.

Koncerti, dedikim për figurën e saj artistike, dhe vjen në vazhdën e ciklit “Gjerdani i artë” që ne e kemi inciuar tash e tre vite ku kemi bërë aktivitete dhe mbrëmje gala për personalitet të artit dhe sidomos ata që e kanë themeluar Ansamblin dhe i kanë dhënë jetë atij me vite, si Tisha Daija, Panajot Kanaqi, beism Zekthi, Lili Cingu, Lefter Cipa, etj. dhe tani ditën e shtunë dedikuar Avdije Alibali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy