“Veliera” në Durrës, arkeologët duan të zgjerojnë zonën e kërkimit

“Veliera” në Durrës, arkeologët duan të zgjerojnë zonën e kërkimit

Arkeologët në Durrës kanë vendosur të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.

Lajmin e bën të ditur Eduard Shehu, arkeologu që udhëheq punimet në sektorin ku u zbuluan themelet e një godine otomane, e cila ka shërbyer edhe si rezidencë e Princ Vidit në Durrës, shkruan tch.

Gërmimet do të synojnë verifikimin e vazhdimit të strukturave, pjesë e sistemit të fortifikimit të qytetit. Por ky zhvillim i ri në sitin arkeologjik nuk e ka ndalur punën e firmës zbatuese të projektit për ndërtimin e sheshit të ri publik dhe objektit “Veliera”. 

Një investim ky i Bashkisë së Durrësit që ka shkaktuar reagimin e shoqërisë civile dhe përplasjen e saj me Bashkinë dhe autoritetet arkeologjike për dëmtim të vlerave që ruan nëntoka e Durrësit dhe pikërisht në një zonë arkeologjike të mbrojtur me ligj. 

Ndërkohë, dy topat e luftës të gjetur gjatë gërmimeve në muajin shkurt janë zhvendosur në Muzeun Rajonal Arkeologjik të Durrësit për t’iu nënshtruar një procesi pastrimi dhe vlerësimi më të hollësishëm.Arkeologët në Durrës kanë vendosur të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy