Festivali “Gjergji Trola” mbledh në skenë gjimnazet e Tiranës

Festivali “Gjergji Trola” mbledh në skenë gjimnazet e Tiranës

Festivali i teatrit për shkollat e mesme të Tiranës “Gjergji Trola 2022” po mban edicionin e tij të 18 në sallën Black Box në Universitetin e Arteve. Shoqata “Artistët e rinj të skenës”, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, kanë organizuar këtë kompeticion midis gjimnazeve të kryeqytetit, me pjesëmarrjen e 16 shkollave publike.

Rreth 200 nxënës do të performojnë në skenë në 10 ditët e këtij konkursi, i cili ka nisur në datë 12 dhjetor. Më shumë se 2000 nxënës të tjerë të këtyre gjimnazeve për 10 ditë rresht do të kenë mundësinë të shohin shokët e tyre të performojnë në skenë dhe t’i duartrokasin performancat e tyre. Ky kompeticion është kthyer në traditë nisur nga viti 1999 kur shënoi dhe edicionin e parë.

Festivali mban emrin e ideatorit të tij, ish aktorit Gjergji Trola i cili u nda nga jeta disa vite më parë. Juria e këtij festivali është e përbërë nga emra prestigjiozë të skenës shqiptare. Kryetare e jurisë është aktorja e famshme e skenës dhe kinematografisë shqiptare, Yllka Mujo, aktori i mirënjohur Gëzim Rudi dhe regjisorja Rozi Kostani. Ky festival do të mbyllet në datë 23 dhjetor, kur do të ndahen edhe çmimet përkatëse për shfaqjen dhe aktorët më të mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy