
Një serial i ri meksikan dramatik në Netflix ka mbushur rrjetin “Who killed Sara?” (Kush e vrau Sarën?). Dhe sapo është njoftuar se do të ketë një sezon të dytë.
Përfundimi i sezonit të parë na la me kaq shumë pyetje dhe jemi duke përmbledhur të gjitha gjërat që duam t'u përgjigjemi në episodet e ardhshme.
“Who killed Sara?” ka në qendër të vëmendjes një burrë me emrin Alex (Manolo Cardona) i cili u dënua për neglizhencë kriminale për vdekjen e motrës së tij Sara, edhe pse ai nuk kishte asnjë përfshirje në vrasje. Pasi kaloi 18 vjet pas hekurave, ai dëshiron hakmarrje ndaj familjes Lazcano, e cila e futi në burg dhe për të cilin beson se është përgjegjës për vdekjen e Sarës.
Gjërat komplikohen kur Alex fillon një marrëdhënie sentimentale me Elisa-n, vajzën e vogël të Lazcano-s dhe kur zbulon se Rodolfo është i pafajshëm dhe se dikush tjetër, i cili me shkathtësi ka mbajtur në hije, ishte shkaku i vërtetë. Dhe kush ishte?
Sezoni përfundoi me suspancë dhe shumë pyetje, të cilat shikuesit shpresojnë se do të marrin përgjigje në sezonin dytë, që do të dalë në 19 maj.
Burimi: Just Jared



