”Google” fshin miliona reklama spekuluese mbi COVID-19

”Google” fshin miliona reklama spekuluese mbi COVID-19

Në vitin 2019, kompania ”Google” eliminoi 2,7 miliardë reklama të dëmshme, pra më shumë se 5 000 në minutë.

”Bllokuam gjithashtu dhjetëra miliona reklama të lidhura me koronavirusin ku spekulohej me çmimet e furnizimeve mjekësore, ku bëheshin premtime mashtruese në lidhje me trajtimin ose ku promovoheshin përfitime të paligjshme të papunësisë”, deklaroi kompania.

“Angazhimi ynë është edhe më i rëndësishëm në një kohë pasigurie me të cilën po përballemi. Kemi një ekip të dedikuar për Covid-19 i cili ka punuar për të zhvilluar teknologji të reja të zbulimit dhe për të përmirësuar sistemin tonë të ndërhyrjes për të ndaluar sulmuesit”, shpjegon Scott Spencer, zëvendëspresident i ”Google” për Ad Security.

”Google” ka formuar një ekip të brendshëm për kontrollin e reklamave mashtruese duke bllokuar në total 35 milionë të tilla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy