Vetëm katër vende votuan Anxhela Peristerin/ Shtetet fqinje, asnjë pikë Shqipërisë

Vetëm katër vende votuan Anxhela Peristerin/ Shtetet fqinje, asnjë pikë Shqipërisë

Anxhela Peristeri kishte pritshmeri jo të vogla nga finalja e Eurovision. Ky pretendim bazuar tek rezultati shumë i mirë në gjysmefinale, klikimet në faqen zyrtare te Eurovision në Yotube, por edhe nga performanca e këngëtares shqiptare mbrëmjen e së shtunës.

Mirëpo në fund Shqipëria u rendit në vendin e 21 duke grumbulluar 57 pikë, nga të cilat 22 nga juritë profesioniste dhe 35 nga vota e publikut.

Në këtë rast zhgënjimi më i madh janë padiskutim votimet e vendeve fqinje, juritë e të cilave nuk i kane dhënë Shqipërisë asnjë pikë.

Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, e Serbia nuk e vlerësuan me asnjë pikë vendin tonë.

Vetëm katër shtete i dhanë pikë Anxhela Peristerit.

Malta dha vlerësimin maksimal 12 pikë, Danimarka 7 pikë, San Marino 2 pikë dhe Holanda 1 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy