Zbulimet arkeologjike në Përmet/ IKTK: Thesaret e zbuluara, ekzemplarë të kulturës arbërore

Zbulimet arkeologjike në Përmet/ IKTK: Thesaret e zbuluara, ekzemplarë të kulturës arbërore

Zbulimet e deritanishme në varrezën mesjetës në Përmet kanë dhënë rezultate mbresëlënëse, pasi objektet e zbuluara si pjesë e inventarit të varreve të gërmuara, përfaqësojnë ekzemplarët më tipikë të kulturës arbërore të vendit tonë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se “prej muajit gusht, në varrezën e mesjetës së hershme në qytetin e Përmetit, janë duke u zhvilluar gërmime arkeologjike, të drejtuara nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Pjesë e gërmimeve janë bërë gjithashtu edhe studentë të kursit të arkeologjisë nga Fakulteti i Histori-Filologjisë”.

Sipas IKTK, stolitë e zbuluara janë kryesisht prej bronzi dhe ruhen në gjendje shumë të mirë dhe kanë vlera për ekspozim në muze.

Nga studimi paraprak i objekteve të zbuluara, si dhe tipologjisë së varreve, ato mund të datohen në shek. VII – VIII pas erës sonë.

Përfundimi i gërmimit arkeologjik në Përmet si dhe studimi i thelluar i tyre, do të sjellë rezultate më të sakta dhe një informacion shkencor për studiuesit e fushës si dhe qytetarët e interesuar.

Thesaret e zbuluara të kulturës arbërore, tashmë janë një vlerë e shtuar dhe potenciale për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy