“Ansambël Arkitektonik Urban”/ Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

“Ansambël Arkitektonik Urban”/ Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Qyteti i Delvinës është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban” nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. 

 

Ai theksoi se ky status vlerëson rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

 

Sipas tij, përmes këtij vlerësimi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të Delvinë, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy