
Këngët që kanë bërë historinë e muzikës, monologët që kanë shënuar atë të TV-së dhe mbi të gjitha takimet me emrat e mëdhenj të spektaklit, por edhe me politikanët. Celentano rikthehet: pas pezullimit të shkurtit të kaluar, midis dëgjimeve zhgënjyese dhe problemeve shëndetësore të Molleggiato-s, vjen “Adrian”, shfaqja e konceptuar, e shkruar dhe e drejtuar nga vetë artisiti, nga 7 nëntori do të shfaqet në “Canale 5” për katër takime televizive. Në një version, krejtësisht të rinovuar, me Çelentanon në skenë në rolin e protagonistit dhe mikpritës të të ftuarve. Fshehtësia është një domosdoshmëri, por në mesin e emrave të konfirmuar janë Carlo Conti, Paolo Bonolis, Maria De Filippi, Gerry Scotti, Enrico Mentana, Massimo Giletti, Checco Zalone, Ligabue, Elisa. Ndoshta do të shfaqet edhe kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala.
Për të mirëpritur shfaqjen do të jetë një studio e Cologno Monzese me skenografi krejtësisht të re dhe me një orkestër të udhëhequr nga maestro Fio Zanotti. Aktorja Ilenia Pastorelli është konfirmuar si pjesëmarrëse, gjithashtu.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes do të rikthehet edhe animacioni “Adrian”, i konceptuar, i shkruar dhe i drejtuar nga Çelentano me studentët e shkollës Holden të shkrimtarit të njohur Alessandro Baricco dhe me bashkëpunimin e yjeve të tjera: nga Milo Manara, Nicola Piovani, Vincenzo Cerami.

E vendosur në Milanon e vitit 2068, historia na rrëfen për një orëndreqës që lufton kundër Fuqisë së Korruptuar, që me mashtrim e detyron popullin e tij në një homologim gri. Përkrah tij gjendet Gilda e bukur (me tiparet e Claudia Mori). I akuzuar padrejtësisht për vjedhje, Adrian ndiqet nga policia që dëshiron ta kapë, pasi ai tashmë është bërë një hero i rebelimit popullor. /Ansa, përgatiti Erina Çoku/



