Margariti: Mirënjohje për përkthyesin Gjon Shllaku, na dhuroi në shqip klasikët

Margariti: Mirënjohje për përkthyesin Gjon Shllaku, na dhuroi në shqip klasikët

Në kuadër të “Muajit të Kujtesës”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot në vëmendje përkthyesin Gjon Shllaku.

Mirënjohje për përkthyesin Gjon Shllaku, që na dhuroi në shqip klasikët e mëdhenj.

Gjon Shllaku lindi më 24 mars 1923 dhe ishte më i madhi i brezit të dytë të Shllakëve në Shkodër. 

Në vitin 1945 Gjon Shllaku ishte veprimtar i organizatës antikomuniste: “Bashkimi shqiptar”, në vitin 1946 aktiviteti i tij ra në sy dhe ai dënohet me 101 vjet heqje lirie.

Një ndër mjeshtrat e këtij zanati, përktheu pjesë nga “De rerum natura” e Lukrecit dhe nga “Eneida” e Virgjilit kur ishte ende në Seminar. Në moshën 16-vjeçare përktheu të plotë “Gjeorgjikat” e Virgjilit. 17 vjeç përkthen Ben Hur-in e Lju Uallasit, përktheu tekste biblike nga greqishtja e vjetër, “Punët e Apostujve” dhe “Apokalipsi”.

Në vitin 1965 shqipëron “Iliadën” në standardin e atëhershëm, më pas u ribotua më 1979 në standardin e paskongresit 1972. Më 1995 boton shqipërimin e shtatë tragjedive të Sofokliut – përkthim që në kohë të regjimit nuk iu pranua nga Akademia, me “Kangët e Rolandit” dhe “Le Cid” të Kornejit. Dy muaj përpara vdekjes mbaroi hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të nisur prej shumë vitesh me afërsisht 65.000 fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy