Të pathënat e Bibliotekës Kombëtare/ Drejtori Piro Misha: Gjendja dramatike, s’ka më hapësira

Të pathënat e Bibliotekës Kombëtare/ Drejtori Piro Misha: Gjendja dramatike, s’ka më hapësira

Në vitin 2020 u mbushën plot 100 vite nga krijimi i saj. Ajo u themelua në 10 korrik 1920 nën drejtimin e profesorit Mati Logorecit. Është në qendër të Tiranës por nuk është ende në qendër të panteonit të krenarisë kombëtare. Mbase të qenurit në qendër të kryeqytetit e ka bërë atë të duket sikur është lënë në heshtje dhe në një periferi varri të harruar.

Drejtori i bibliotekës Piro Misha në një intervistë për MCN TV tha se ndërtimi i bibliotekës së re kombëtare është emergjencë për Shqipërinë sepse gjendja aktuale sipas tij është dramatike dhe nuk ka më hapësira.

Biblioteka ka një mungesë të theksuar hapësirash e cila bën që shumë prej funksioneve të saj që është e mundur nuk realizohen dot. Ndër të tjera ka një sërë zhvillimesh siç është krijimi i bibliotekës dixhitale, që kompenson në njëfarë mënyrë atë krizë hapësire dhe që të funksionojë do të dojë një hapësirë të paktën 15 herë më të madhe se çka sot. Është e vetmja bibliotekë në qytet. Investimi më i madh i bërë në këto 30 vjet ka qenë ai i qeverisë për formalizmin e bibliotekës, pra një pjesë e madhe e asaj pasurie që është këtu të bëhet e aksesueshme përmes kompjuterit. Biblioteka kombëtare ka vlerë të madhe sa i përket trashëgimisë. Krijimi i një biblioteke të re është domosdoshmëri, s’ka rëndësi se ku ndërtohet, por që ne nga ana e përmbajtjes jemi të gatshëm dhe besojmë se do të bëhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy