Edicioni i 13-të/ Nis në Pogradec Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

Edicioni i 13-të/ Nis në Pogradec Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

Ka nisur mbrëmë në qytetin e Pogradecit, edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, edicioni i vitit 2023 do të sjellë pranë qytetarëve e vizitorëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni, rreth 80 filma. Në program është parashikuar të projektohen filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 11 vende të Ballkanit. Veprat filmike përfaqësojnë Turqinë, Rumaninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Greqinë dhe Malin e Zi. Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë pesë ditëve, në dy lokacione: programi i paradites do të shfaqet në kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11:00. Programi i mbrëmjes do të fillojë nga ora 19:00, në lokacionin e dytë, pak metra larg liqenit të Ohrit, në Odeonin e mundësuar nga Bashkia Pogradec. Çdo mbrëmje aty do të shfaqen filma të vjetër shqiptarë të cilët janë restauruar së fundmi. Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë është një festival konkurrues, ku në fund të tij ndahe n disa çmime. Këtë vit në juri janë aktorja Tankica Stojanova dhe Julija Milkova, si dhe Emilie Richelle. Drejtori artistik Eno Milkani ka bërë të ditur se në programin artistik në filmat shqiptarë janë filmat “Një jetë me ty” me regji nga Erion Kame, “Inane” me regji nga Besnik Bisha film i metrazhit të gjatë, filmi “Kllouni” me metrazh të shkurtër, që është me regji nga Edmond Mandro, si dhe provime librash. Festivali do të zhvillohet deri më 24 qershor në Pogradec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy