Rami Malek fiton çmimin “Oscar” për rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody”

Rami Malek fiton çmimin “Oscar” për rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody”

Rami Malek ka fituar çmimin “Oscar” për rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rapsody”. Malek la pas veteranë të ekranit si Christian Bale në rolin e Dick Cheney-t në “Vice” dhe Bradley Cooper-in për rolin e Jack Maine në “A Star Is Born”.

Megjithatë, Malek ishte favorit për të fituar, pasi ka marrë më parë një seri çmimesh si ai “Bafta” dhe “Golden Globes” për aktorin më të mirë.

“Bohemian Rapsody” është një biografi e liderit të grupit Queen, Freddie Mercury, i cili vdiq në 1991 nga AIDS. Para “Bohemian Rahpsody”, Malek është bërë i njohur për rolin e tij në serinë televizive “Robot”, në të cilën ai luan rolin e hakerit Elliot Alderson. Performanca e Malek në “Bohemian Rhapsody” është vlerësuar shumë nga kritika.

Filmi ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm edhe në kinema. Sacha Baron Cohen ishte zgjedhur fillimisht për të luajtur rolin e Freddie Mercury, por u largua nga projekti pas mosmarrëveshjeve me anëtarët e grupit “Queen”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy