Hapet Bienalja e Arkitekturës në Venecia/ Shqipëria paraqitet me temën “Si do të jetojmë së bashku”

Hapet Bienalja e Arkitekturës në Venecia/ Shqipëria paraqitet me temën “Si do të jetojmë së bashku”

Hapet sot Bienalja e Arkitekturës në Venecia.

Lajmin e ka bërë publik ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ka prezantuar edhe temën e pavijonit me të cilin prezantohet Shqipëria.

“Si do të jetojmë së bashku” është edhe tema e pjesëmarrjes së vendit tonë në këtë Bienale e cila hap dyert pikërisht sot dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj rresht. Bienalja rihapet këtë vit, pas një periudhe mbylljeje njëvjeçare për shkak të pandemisë Covid-19.

Konceptimi i përfaqësimit të Shqipërisë në këtë Bienale bazohet në konceptin e fqinjësisë si një traditë tipike shqiptare dhe që gjatë pandemisë na bëri të rijetojmë fqinjësinë edhe njëherë tjetër.

Kjo pjesëmarrje vjen me materiale të arkivit të filmit, materiale që sjellin realitetin e përjetuar në fqinjësi duke treguar që fqinji ynë është gjithmonë diku aty pranë dhe prezent në jetën e të gjithë shqiptarëve.

Gjithashtu duke shfrytëzuar 20 filma shqiptarë, në Venecia dërgohet jo vetëm fqinjësia por edhe kinematografia shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy