Skena e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të ndriçohet sonte nga shfaqja “Opera Gala”, një event i veçantë që bashkon orkestrën simfonike, korin, trupën e baletit dhe solistët më të mirë të TKOB në një performancë madhështore.

Nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont dhe me regji e koreografi të mjeshtrit Renato Zanella, publiku do të udhëtojë përmes disa prej arieve më të dashura të repertorit klasik, me vepra nga Mozart, Verdi, Puccini dhe Strauss.
Shfaqja pati premierën mbrëmjen e djeshme, por ajo do të rikthehet edhe sonte për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike.
Përgjatë dy orëve të performancës, mbi 150 artistë të TKOB, të cilët do të ngjiten në skenë, duke sjellë një përvojë të paharrueshme muzikore dhe vizuale për publikun.



