Hapet Muzeu Arkeologjik në Lezhë, ekspozohen objekte nga prehistoria deri në mesjetë

Hapet Muzeu Arkeologjik në Lezhë, ekspozohen objekte nga prehistoria deri në mesjetë

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Lezhë u inaugurua për herë të parë Muzeu Arkeologjik, një hapësirë e re kulturore që sjell për publikun pasurinë historike dhe arkeologjike të zonës ndër shekuj.

 

 

I vendosur pranë kalasë së qytetit, muzeu ekspozon materiale dhe objekte arkeologjike të zbuluara në Lezhë, që i përkasin periudhës nga prehistoria deri në mesjetë, duke dëshmuar vazhdimësinë historike dhe rëndësinë që ka pasur qyteti ndër vite.

 

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. 

Ata vlerësuan investimet në trashëgiminë kulturore si një mënyrë për të nxitur potencialin turistik të zonës dhe për të rritur interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Muzeu Arkeologjik i Lezhës është financuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe është muzeu i dytë i hapur në qytet, pas Muzeut Etnografik, i ngritur disa vite më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy