
Gazetarja Genta Hodo pas botimeve në poezi, ka publikuar së fundmi romanin e saj të parë “Vorbulla”, një libër i zhanrit horror psikologjik, që ka tërhequr mjaft vëmendje dhe është pritur me kërshëri nga lexuesit.
Në një intervistë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Hodo sjell në vëmendje si nisi procesi i shkrimit të këtij romani pasi ishte frymëzuar nga librat fatnastiko-shkencor, të lexuar që në fëmijëri.
Librin e kam shkuar para shtatzënie dhe përgjatë saj.
Ky është romani im i parë i zhanrit horror. Kush më njeh nuk çuditet fare. jam rritur me libra fantazie, Harru Poter, Drakulen kam lexuar, që kur kam qenë 12 vjeç dhe më ka lënë përshtypje shumë dhe e kam rilexuar sërish.
Lexuesin me librin horror e lidh me emocione te forta kur lexoj.
Jam te horror psikologji është i preferuar im dhe gjendet poashtu te ‘Vorbulla’.
Hodo thekson se është frymëzuar nga situata dhe personazhe të cilat shpesh i dëgjojmë në bisedat e përditshme dhe që janë të pranishme në jetën tonë të përditshme.
Është historia e një ‘sugar baby’ një vajzë që për një moment i ka të gjitha, të dashurin që e mban, më një jetë të mirë, ka mikeshat e saj, ka jetën e saj të qetë të vogël dhe në një moment diçka ndodh dhe kjo i humb te gjitha.
Aty fillon një lloj rrugëtimi drejt çmendurisë, aty nis vorbulla. Jam frymëzuar nga gjëra që ne shpesh i dëgjojmë në biseda tonë të përditshme, shumë personazhe.
Vajzat që zgjedhin këtë rrugë, janë një që kanë bërë zgjedhjen e tyre për arsye te tyre dhe nëse kanë zgjedhur ti bien shkurt, thjesht mënyra që kanë zgjedhur ‘ti bijnë shkurt’, është e ndryshme dhe është pak më e paragjykuar.
Si autorja e librit, Hodo është shumë kritike ndaj vetes dhe punës së saj dhe ka theksuar se romani do të ribotohet për të përmirësuar aspekte të caktuara.



