Javën e kaluar, për pesë ditë me radhë, në Tiranë u mbajt Panairi i përvitshëm i Librit. Rei Hodo, nga Shtëpia Botuese Jozef, tha se në krahasim me vitet e shkuara, pavarësisht numrit të lartë të vizitorëve, kishte më pak blerës.
Besoj që në krahasim me vitet e kaluara kishte më pak blerës. Ishte rrëmujë e bukur, por e dhimbshme. Të ardhurat justifikojnë mbijetesën. Interesi i bibliotekave të rretheve është inekzistent.
Shumica e atyre që afrohen te stenda nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Lexuesi i mirëfilltë është në minorancë të vazhdueshme.



