Panairi i librit akademik e shkencor/ Qendra Kombëtare e Librit nderon me çmim akademikët nga Kosova

Panairi i librit akademik e shkencor/ Qendra Kombëtare e Librit nderon me çmim akademikët nga Kosova

Në kuadër të Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, që u mbajt për tre ditë në Tiranë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot disa çmimet.

Çmimi “Vepra më e mirë studimore” shkoi për akademikët nga Kosova, Fejzullah Krasniqi dhe Naser Sahiti për librin “Proceset dhe ciklet termodinamike” me motivacionin:

“Një vepër që pasqyron zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë së termodinamikës, fokusuar në problemet konkrete të ngrohjes, përmes një analize dhe sinteze të detajuar të proceseve më të rëndësishme termodinamike, duke shënjuar një arritje në studimet shqiptare”.

Edhe Akademiku Anastas Angjeli u nderua me çmimin “Vepra më e mirë studimore” për kolanën “Ditari i tranzicionit” me motivacionin:

“Një vepër madhore, e cila sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të pas viteve 90-të. Kjo kolanë pasqyron një begati diturish, në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë”.

Ky ishte edicioni i 3-të i panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, i organizuar në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kanë qenë të pranishëm Alda Bardhyli, drejtuese e QKLL, kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi si edhe kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy