6, 7, 13, 14 nëntor/ “Anonimi i Venedikut”, një romancë dashurie tek ArTurbina

6, 7, 13, 14 nëntor/ “Anonimi i Venedikut”, një romancë dashurie tek ArTurbina

Teatri Kombëtar sjell së shpejti në skenën e ArTurbinës, veprën “Anonimi i Venedikut”.

Përgjatë katër netëve, fillimisht më 6 dhe 7 nëntor dhe me 13 e 14 nwntor, publiku mund të ndjekë një romancë të jashtëzakonshme dashurie, shkruar nga romancieri e dramturgu italian Giuseppse Berto.

“Për të gjithë ata që duan të përjetojnë emocione të papërsëritshme, që duan të qeshin dhe të qajnë, të dashurojnë, por edhe të urrejnë…”, kështu shkruhet në faqen online të Teatrit Kombëtar.

Vepra vjen me regji të Hervin Çulit, i cili gjithashtu ka zgjedhur edhe të aktrojë përkrah ish-partneres së tij në jetë, aktores Adelina Muça, me pjesëmarrjen edhe të vajzës së tyre, Noha.

Vepra trajton historinë e një çifti të divorcuar që ritakohen pas tetë vjetësh dhe bëjnë një udhëtim  në Venecia, duke rikujtuar kohët e kaluara ku zihen si gjithmonë, dashurohen si gjithmonë, por është personazhi kryesor i veprës, burri ai që e ka kërkuar këtë takim, sepse është duke vdekur.

Shfaqja “Anonimi i Venedikut”, në datat, 6, 7, 13 dhe 14 nëntor, fillon në ora 19: 00, në ArTurbina, salla 400.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy