Dita Botërore e Muzikës ose “Fête de la Musique” kremtohet çdo 21 qershor.
Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës.

Festa e Muzikës e njohur gjithashtu edhe si Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet edhe në Shqipëri. Kjo ditë ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive.
Dita Botërore e Muzikës është gjithashtu një mundësi për muzikantët që të shkojnë më pranë audiencës se tyre.
Kur Maurice Fleuret u bë Drejtor i Muzikës dhe Valleve në Ministrinë e Kulturës Franceze, në tetor 1981, ai zbatoi këndvështrimin e tij në praktikën muzikore: “muzika kudo dhe koncerti askund”.
Një këndvështrim idealist që ftonte artistët të interpretonin falas.
Në një studim të shkruar në vitin 1982 mbi zakonet kulturore franceze, Fleuret zbuloi se një në dy persona luante një instrument muzikor. I frymëzuar nga kjo, ai filloi të mendojë për një mënyrë për t’i bashkuar njerëzit në rrugë me muzikë.
Kështu u zhvillua në Paris në vitin 1982, Dita e parë e Muzikës, ose “Fête de la Musique”.
Mënyra më e mirë për të festuar Ditën Botërore të Muzikës është të kaloni ditën, duke dëgjuar të gjitha preferuarat tuaja të vjetra dhe nëse vërtet ndiheni aventureske, filloni të eksploroni YouTube për muzikë nga kultura të ndryshme.



