Dita e Alfabetit/ Begaj në Shkodër: Gjuha, shenja e kombësisë dhe shpirti i një kombi

Dita e Alfabetit/ Begaj në Shkodër: Gjuha, shenja e kombësisë dhe shpirti i një kombi

 Në Ditën e shënuar të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare.

Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër breza, sakrificat e atdhetarëve dhe kontributin e studiuesve për ruajtjen dhe pasurimin e shpirtit të kombit.

Në kushtet e hyrjes së fjalëve të reja si efekt i vrullit teknologjik, Kreu i Shtetit vuri theksin në pasurimin e gjuhës dhe përcjelljen e saj te fëmijët, sidomos të atyre të Diasporës. 

Kreu i Shtetit nderoi figurat historike të Kongresit të Manastirit, e krahas tyre kontributin e atdhetarëve e të studiuesve të mëvonshëm. 

Duke iu referuar veprimtarëve shkodranë, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Luigj Gurakuqit, emrin e të cilit mban universiteti i  Shkodrës, ku dhe u kremtua Dita e Alfabetit, si dhe studimet dhe përpjekjet e studiuesit të historisë së albanologjisë, Jup Kastrati, studiuesit të alfabetit, Tomor Osmani, dhe veprën e gjuhëtarit Bahri Beci.

Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit përcolli këtë mesazh bashkë me urimin për Ditën e Alfabetit. 

Sot, ne kemi gjithçka që ata ëndërruan: kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi arsim shqip, media shqip, teknologji shqip. Por kemi edhe një detyrim moral: ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë trashëgimi të shenjtë: gjuhën tonë, si shenja më e gjallë e identitetit shqiptar. 

Një gjuhë, një shqiptari, një amanet. Pa gjuhë, nuk ka komb! Nuk mund të ketë shqiptari pa gjuhën shqipe, pa shkronjat shqipe. Për shkollat shqipe,

Kongresi i Manastirit na mëson se bashkimi është forca që i jep kuptim çdo përpjekjeje kombëtare. Të jemi sot si atëherë, një komb që sheh përpara, që nderon rrënjët e veta dhe që beson në fuqinë e gjuhës, të dijes dhe të unitetit.

Kreu i Shtetit zhvilloi takime me studiues shqiptarë, vizitoi bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, si edhe muzeun “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy