“Dritëroi ynë”, një film për jetën e shkrimtarit të madh

“Dritëroi ynë”, një film për jetën e shkrimtarit të madh

Një film që rrëfen jetën e shkrimtarit Dritëro Agolli. “Dritëroi ynë” titullohet filmi i realizuar me rastin e 85­-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, një film, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që do të shfaqet së shpejti. Zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, kosnulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo, shkruan “Panorama”.

Në film shfaqet aktori Luftar Paja me një vlerësim të madh për shkrimtarin, ndërsa vetë ai del duke punuar në arë, duke kënduar me grupin e Devollit, kujtime me të atin “krenar për të birin që shkruan vjersha”, si ka qenë Dritëroi në moshë të re; ka foto me nënën, një vlerësim nga ish­-drejtori i Pallatit të Kulturës në Menkulas, Sami Begolli, por edhe kujtime nga veterani Shefqet Hoxha, njëherësh edhe shok shkolle i Dritëroit dhe partizan me të, që në film thotë: “Jeta ime me Dritëronë ka qenë e pandarë, që nga shkolla deri sot, i shërbente popullit e ka qenë njeri human”. “Unë në jetën time nuk e ndërroj Menkulasin me asnjë kryeqytet të botës”.

Rinia në Gjirokastër e më tej edhe jeta në Shën Peterburg tregohen me foto. Vetë Dritëroi kujton se, “kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”.

Filmi me regji të Ilia Terpinit nuk lë jashtë vëmendjes as djalin rus të shkrimtarit. Dihet që shkrimtari, kur qe në Rusi qe martuar me një ruse, në moshën 25­vjeçare, martesë që u zhbë njëherësh me marrëdhëniet politike shqiptaro­ruse. Prej kësaj martese, ai ka një djalë, Arjanin, i cili ende jeton atje. Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990­ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin. Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy